Flash News

KRYESORE

Berisha ironizon Ramën me një histori nga fëmijëria: Kur i thosha këlyshit mos leh, ai lehte më shumë

Berisha ironizon Ramën me një histori nga fëmijëria: Kur i

Pas përjashtimit të Flamur Nokës nga Kuvendi, ka filluar sërish seanca duke vazhduar me fjalën e Kryeministrit Rama.

Pas tij ishte ish-kryeministri Sali Berisha i cili foli për dosjen “Habilaj” dhe “Xibraka”. Ai e mbylli fjalën duke ironizuar Edi Ramën me një histori nga fëmijëria.

“Në shtëpi kisha dy qenë, një të madh dhe një të vogël, të madhin e mbanim me rrethore, ujk që t’i frohëj nuk kishte, i thosha unë sss kape, dhe ai vërsulej dhe kacafytej sa nuk i ndaja dot, tjetri ishe një këlysh, lehte gjithë ditën, më çmendte. Më pyeti gjyshja po ç’ke Sali? I thosha unë: Më çmendi gjyshe vetëm leh. Dhe ajo më tha: Po nëse i thua këlyshit mos leh ai leh më shumë”,- tregoi Berisha.

Të fundit