Flash News

KRYESORE

Berisha jep faktet: Deputeti i PS pjesë e një investimi pa leje në Lagunën e Karavastasë

Ish-kryeministri Sali Berisha publikon mesazhin e  një qytetari, sipas të cilit deputeti i PS, Erjon Braçe është pjesë e një investimi në Lagunën e Karavastasë.

Bëhet fjalë për një bar restorant pizzeri, të ndërtuar në një zonë të mbrojtur dhe njëkohësisht pa leje ndërtimi.

“Braçe futet thellë në Lagunën e Karavastasë! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Sb”, shkruan Berisha, ndërsa më poshtë publikon edhe mesazhin e qytetarit.

“Erjon Bracja ka pjesë në këtë investim ku kjo zonë është e mbrojtur nga konventa e Ramsar aty ku ky investim është bërë brenda në lagunë, është një ndërtim pa leje, pasi nuk jepet por përse vallë Braçe nuk e prish apo ka interesin e votave dhe pjesën e tij”, shkruan qytetari.

Të fundit