Flash News

KRYESORE

Berisha: Ju tregoj zyrtarët më të lartë lokalë dhe qendrorë, pronarët e 1.5 ton droge, e kapur në Kavajë

Berisha: Ju tregoj zyrtarët më të lartë lokalë dhe

Menjëherë pas analizës së kryeministrit Rama për situatën në vend mbi kanabisin dhe drogën, ka reaguar ish-kryeministri Berisha, me një status në Facebook. Si gjithmonë, Berisha, duke i besuar “qytetarit dixhital” ka shkruar se “ngarkesa prej 1.5 tonë droge e kapur ne Kavaje ishte e zyrtareve me te larte lokalë dhe qendrorë te policise!”. Berisha shton më tej akuzat mbi vetë policinë dhe drejtorin Çako, pasi siç e prano edhe drejtori Haki Çako, shumë policë janë të implkuar në rrjetin e drogës e trafikut dhe janë mbi 54 raste, jo pak. Ja mesazhi i Berishës:

“Qytetari dixhital informon:

Ngarkesa prej 1.5 ton droge kapur ne Kavaje ishte e zyrtareve me te larte lokale dhe qendrore te policise!

Lexoni mesazhin e tij. sb

"Zoti Berisha ,e para ju them se nuk kam qene dhe nuk jam votuesi juaj po doja te ndaja me ju dicka ne lidhje me kanabisin.Droga e kapur ne Kavaje i perket klanit te Altin Qatos ne polici dhe eshte kultivuar ne zonen e Therepelit ne Skrapar nga Tur Hajdari dhe njerezit e tij nen kujdesin e Fatmir Lleshit, ish-drejtor policie ne Berat, Ferdinand Dushos, ish-shef komisariati ne Skrapar, qe eshte shoku i ngushte i Haki Çakos .Droga ka kaluar mespermes Beratit e siguruar nga shefi komisariatit te Skraparit dhe drejtorit te policise Berat, Dilaver Shimaj, te cilet kane marre pjesen e tyre. Ne Skrapar ishte emeruar dikush tjeter shef po e lane vetem 5 dite dhe e hoqen, sepse filloi te merrte informacion per drogen e Qatos dhe ketyre shokeve te tij. Anonim ju lutem se kemi femije per te rritur ."

Të fundit