Flash News

KRYESORE

Berisha kërkesë Partisë Demokratike: Në këto kushte, opozita nuk vjen më kurrë në pushtet; digjni mandatet

Berisha kërkesë Partisë Demokratike: Në këto kushte,

Ish-kryetari Sali Berisha i ka kërkuar deputetëve të Partisë Demokratike që të djegin mandatet pasi me vendimin e fundit e të mazhorancës për të zgjedhur e vetme kryeprokurorin, e ka larguar përfundimisht opozitën nga misioni i saj dhe mundësia që të vijë në pushtet.

Duke theksuar se është një propozim personal, Berisha tha se opozitës po i dhunohen të drejtat parlamentare dhe zgjidhja nuk është bojkoti i Kuvendit por djegia e mandateve.

“Opozita nuk vjen kurrë në pushtet nëse nuk sjell ata burra dhe gra që kanë ardhur nga e gjithë Shqipëria, të mbrojnë Parlamentin dhe Kushtetuën e tyre. Mund të ketë vetëm një gjuhë, hedhjen solemne të mandateve. Nuk ka ndodhur kurrë që deputetëve t’u bëhet pritë. Unë po bëj deklaratën time, se në Parlament, në këto kushte, opozita vetëm sa i largohet pushtetit dhe funksionit të saj. Po i dhunohen të drejtat më elementare”, tha Berisha.

Sipas Berishës, i takon grupit parlamentar të PD-së që të marrë vendimin final.

 

 

Të fundit