Flash News

KRYESORE

Berisha konfirmon informacionin e Politiko: “Rama ktheu mbrapsht ‘njerëzit e Merkel’ para 30 qershorit”

Ish-kryeministri Sali Berisha në studion e emisionit “Opinion” është shprehur se Edi Rama ka refuzuar një grup të CDU-së pak ditë para 30 qershorit, misioni i të cilëve ishte negocimi i krizës.

Berisha sqaroi se gjermanët kërkuan dy herë që palët të uleshin pa kushte. “Unë nuk di të ketë filluar asnjë negociatë tani. U bënë tentativa, dy herë. I ka refuzuar Edi Rama. Këto tentativa kanë ndodhur gjatë qershorit. Janë bërë nga gjermanët. Janë dy vetëm, jo një. Kjo është e njohur. Ata kërkonin që dy palët të uleshin në tryezë pa kushte”, zbuloi Berisha.

Një informacion i tillë është publikuar nga Politiko.al më 27 gusht, bazuar në burime të afërta me grupin e CDU në Bundestag. Sipas artikullit, Rama iu është drejtuar ‘njerëzve të Merkel’” Mos ejani kot!, tashmë është mbyllur gjithçka dhe zgjedhjet do të bëhen”.

Të fundit