Flash News

KRYESORE

Berisha kritika Ramës: Po tallet me njerëzit, po tenton të vrasë fjalën e lirë

Berisha kritika Ramës: Po tallet me njerëzit, po tenton të

Ish-kryeministri Sali Berisha kritikon fort qeverinë Rama që sipas tij po tallet me njerëzit e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, po përzë të rinjtë dhe po tenton që të vrasë median.

“Ju drejtohet mediave si qenefe. U drejtohet gazetarëve si kazan dhe hale. Më thoni ju miqtë e mi: a ekziston ndokund ky standard në Evropë, në hapësirën e OSBE, unë druaj se përveç Koresë së Veriut dhe Venezuelës një standard i tillë nuk ekziston. Ky person do të marrë në 1 janar kryesinë e OSBE. Ju jeni të rinj dhe uroj që mos të keni armiq. Kenedi thoshte dikur se e keqja më e madhe është: tirania, sëmundja dhe varfëria, mjerimi. Por unë dua tu them ju se armiku i njeriut është ai që dhunon fjalën e lirë, ai që dhunon fjalën e lirë, ai është i aftë të kryejë çdo krim. Ky në Shqipëri e ka emrin Edi Rama.”, tha Bersi9ah në fjalën e tij në aktivitetin e përvitshëm të Akademisë Politike, të organizuar nga Forumi Rinor i PD dhe fondacioni “Konrad Adenauer “.

Ai shton se Rama po tallet me qindra dhe mijëra qytetarë, që po vuajnë nga tërmeti.

“Ky meriton të dërgohet menjëherë në gjykatë për talljen që bën. Ju përgëzoj me nderim të madh për të mbështetur qytetarët në nevojë. Një qeveri që për tre jave shpenzon 60 mijë euro, është një qeveria që kryen një krim të shëmtuar para popullit të vet. Një pjesë e vrasjeve të tërmeti, janë vrasje shtetërore, sepse pallatet e Thumanës ishin të pabanueshme nga tërmeti i shtatorit, Ishin deklaruara të pabanueshme”.

Të fundit