Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha kundër ndryshimit të sistemit zgjedhor

Berisha kundër ndryshimit të sistemit zgjedhor

Reforma e thellë zgjedhore shihet si zgjidhja për daljen nga kriza politike që ka kapur vendin prej disa muajsh. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ish-Kryeministri Sali Berisha u pyet nga gazetari Mentor Kikia se cili sistem do të zgjidhë krizën politike përfundimisht në Shqipëri.

Berisha tha se preferon sistemin proporcional, që është aktualisht. Ish-Kryeministri mbrojti edhe e vitit 2008 me Edi Ramën, kur ky i fundit ishte kryetar opozite në atë kohë.

“Thellë-thellë në shpirt, unë absolutisht jam për proporcional, nuk jam për atë të hapurin. Më i drejtë proporcionali është. Nuk jam penduar për marrëveshjen e 2008, sepse këta po e demonizojnë. E ka Spanja, e ka Greqia, e kanë disa vende. Të jesh i bindur që lista e hapur ta bën Parlamentin dhomë tregtie, minimumi”, sqaroi ish-Kryeministri Sali Berisha.

Të fundit