Flash News

KRYESORE

Berisha 'kundër' SPAK, i del në mbrojtje Ylli Ndroqit: Viktimë e guximit, profesionalizmit dhe pavarësisë gazetareske

Berisha 'kundër' SPAK, i del në mbrojtje Ylli Ndroqit:

Ish- kryeministri Sali Berisha përmes një reagimi pas sekuestrimit të pasurive të Ylli Ndroqit, nën akuzën pastrim parash, ka zgjedhur t’i dalë në mbrojtje këtij të fundit duke theksuar se sulmet ndaj tij vijnë për shkak të guximit, profesionalizmit dhe pavarësisë gazetareske.

Miq, lajmet mbi 25 pasuri me origjine te dyshimte te Ylli Ndroqit u shoqeruan nga dyndje e hordhive te narkobanditeve me uniforme te armatosur deri ne dhembe ne ndertesen e televizionit, presioni fizik psikologjik dhe policesk ndaj gazetareve Ora News ne mjediset dhe oborrin e ketij televizioni.

Ky terror psikologjik dhe fizik ndaj gazetareve provon qarte se objekti i vertet i akuzave nuk eshte pronari i ketij televizioni Ylli Ndroqi apo Xhemal Pasmaçiu, i gjykuar dhe denuar per implikimin e tij ne trafik droge, por jane gazetaret, lajmet, debatet, emisionet e guximshme investigative te tyre per aferat e korrupsionit te shfrenuar te ministrave, te Erion Velise dhe vet Edvin Hajdutit.”, shkruan ndër të tjera Berisha duke lënë të nënkuptohet se organet e drejtësisë janë në shërbim të pushtetit.

Kujtojmë se, pronarit të Ora News, Ylli Ndroqi,  iu sekuestruan ditën e sotme 26 pasuri nën akuzën për pastrim parash.

Postimi i plotë:

Ndal terrorit banditesk politik ndaj gazetareve te Ora News! Miq, lajmet mbi 25 pasuri me origjine te dyshimte te Ylli Ndroqit u shoqeruan nga dyndje e hordhive te narkobanditeve me uniforme te armatosur deri ne dhembe ne ndertesen e televizionit, presioni fizik psikologjik dhe policesk ndaj gazetareve Ora Neës ne mjediset dhe oborrin e ketij televizioni.

Ky terror psikologjik dhe fizik ndaj gazetareve provon qarte se objekti i vertet i akuzave nuk eshte pronari i ketij televizioni Ylli Ndroqi apo Xhemal Pasmaçiu, i gjykuar dhe denuar per implikimin e tij ne trafik droge, por jane gazetaret, lajmet, debatet, emisionet e guximshme investigative te tyre per aferat e korrupsionit te shfrenuar te ministrave, te Erion Velise dhe vet Edvin Hajdutit.

Denoj me ashpersine me te madhe keto akte prej gangsteresh te narkopushtetareve qe deri dje ndanin pompe dhe salltanete me pronarin e Ora News kurse sot te tmerruar nga faktet, dokumentat, analizat dhe investigimet e gazetareve te ketij televizioni jane versulur kunder tyre duke deshmuar qarte se Ylli Ndroqi nuk eshte akuzuar per shkak te pasurive te tij me origjine te dyshimte sepse te tilla jane Sarajet e Surrelit, pallati ne paje etj etj te Edvin Kristaq Xibrakes, por ai eshte viktime e guximit, profesionalizmit dhe pavaresise se gazetareve te mediave te tij.

Të fundit