Flash News

KRYESORE

Berisha lë Kuvendin, akuzon rëndë Olsin e Edi Ramës

Berisha lë Kuvendin, akuzon rëndë Olsin e Edi Ramës

Ish kryeministri Sali Berisha, pasi la Kuvendin, ai deklaroi para gazetarëve se kreu i krimit në Shqipëri është Edi Rama. Pasi ngriti një sërë akuzash ndaj tij ai u ndal dhe te vëllai i Ramës, të cilin e akuzoi si narkotrafikant, që “kalon në kufi me makinën e famshme të kokainës”.

“Më pyetët për deklaratën , deklarata ime është: Shqipëria ka një krye të meduzës së krimit të organizuar dhe kreu është Edi Rama. Për mua në konceptin tim krye-kumbari i Shqipërisë është Edi Rama sepse kur u kërkua mos vendos Artur Bushin e vendosi, është ai që u shkrye ditë e natë me Don Lalën. Është ai që në Shkodër ato 5 vota që merr i merr përmes bandave të krimit. Mbushi Parlamentin me narkotroafikantë. Olsi i Edi Ramës ka kaluar kufirin me makinën e famshme të kokainës. Nëse flasim për krimin do flasim për Edi Ramën.

Pyetje: Çështja e ditës, debati për reformën zgjedhore?

Berisha: kjo shumicë ka frikë nga fjala. Çfarë po kërkon opozita, po kërkon që ky komision të bëjë një diskutim. Gramoz Ruçi të heqi dorë se janë të patolerueshme teknikat e tij mafjoze.

Pyetje: Votimi Elektronik?

Berisha: Votimi elektronik është jetik për votën e shqiptarëve. OSBE-ODIRI nuk e preferon shumë për arsyet e tyre, por është jetik.

 

Të fundit