Flash News

KRYESORE

Berisha: Lirohet nga burgu djali i Luiza Xhuvanit, e operuan natën në QSUT

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, të cilin e cilëson një superskandal.

Sipas denoncuesit, djali i ish-deputetes Luiza Xhuvani,  Kostandin Xhuvani është liruar nga burgu, ndonëse në 2014-ën kreu vrasjen e katër personave në një lokal te Rruga e Elbasanit.

“Superskandal!

Rama liron nga burgu vrasesin e dashur serial te organizates kriminale “Rilindja”, Kostandin Xhuvani

Motivi: Kosta ka vrare 5 te rinj por eshte xhani i partise!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje dr Kostandin Xhuvani vrasesisi i 5 te rijve nuk esht me ne burg.Para dy javesh Kosta ka qen ne QSUT esht ber operim nga doktorri per apendisitin dhe ne dallim nga te burgosurit e tjere qe trajohen ne spital apo qe edhe vdesin pa kurrfar ndigme ate me urdher nga Rama e kan marr familjaret brenda dites nga spitali Esht operu naten dhe e kan mor direkt familjaret sesht rregjistruar fare ne rregjistrat e spitalit te burgut dhe nuk esht ne burg me nderhyrje nga vet Rama esht liruar nga burgu nen pretekstin e operacionit”, shkruan Berisha.

Kujtojmë se i riu u shpall fajtor i ngjarjes së 4 nëntorit 2014 në Rrugën e Elbasanit në kryeqytet, ku mbetën të vrarë Enea Xhaji, Edison Jaho, Arbër Demiraj dhe Xhanpaolo Azzolo,  ndërsa në shkurt të vitit 2011 Kostandin Xhuvani vrau 26 vjeçarin Alfred Musabelliu.

Të fundit