Flash News

KRYESORE

Berisha: "Madame Vila", mbron korrupsionin në arsim... Mësuesja denoncon ish-drejtorin e DAR, Dibër

Berisha: "Madame Vila", mbron korrupsionin  në arsim...

Ish-kryeministri Berisha ka denoncuar një tjetër rast flagrant ku zyrtarë të lartë të PS-së marrin rrogat e nuk shkojnë asnjë ditë në punë. Nëpërmjet qytetarit dixhital”, kësaj here një ish-mësuese nga Peshkopia, denoncohet ish-drejtori i DAR, Dibër, i cili merr rogën si mësues, pa shkuar asnjë ditë në punë. Ja postimi i Berishës:

“Mesuesja dixhitale denoncon:

Mbrojtjen e korrupsionit nga "madame Vila"!

Lexoni mesazhin e saj. sb

"Jam nje mesuese nga Peshkopia (ish-mesuese ne fakt , qe ne shtator te vitit te kaluar, nje dite pas zgjedhjeve vendore, pa pune). Ish drejtori i DAR Diber, Drini Gjeci qe u hoq nga puna per emerimin e mesuesve me precedente penale, e denoncuar ne emisionin investigativ Fiks Fare , nga ku reagoi edhe ministrja e arsimit , duke e hequr nga puna per ta cuar per procedim penal , Ai(Drini Gjeci) rezulton i punesuar prane gjimnazit “Sait Najdeni”, qe prej asajt periudhe, merr rrogen ndonese nuk ka shkuar asnje dite ne pune. (kjo lehtesisht e verifikueshme,)"

 

Të fundit