Flash News

KRYESORE

Berisha merr në mbrojtje Shpëtim Idrizin: Ja si ia vodhi mandatin Noriega PDIU-së!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish me një psotim të tij në facebook, të shoqëruar me videon që tregon vjedhjen dhe shpërdorimin e votave të PDIU-së në Qarkun e Tiranës. Ndërkohë që Rama ka heshtur për aleatin e tij, është ish-kryeministri Berisha që kërkon vendosjen e drejtësisë, rinumërimin e votave dhe futjen e Idrizit në Parlament.

Ja mesazhi i Berishës:

“Qytetari dixhital denoncon Vjedhjen e mandatit te PDIU nga Noriega ne qarkun e Tiranes. Ai thote se disponon 19 video per vjedhjen skandaloze te mandateve nga kanibalet e votave te Edvin Kristaq Rames. I bej thirrje KQZ te rinumeroje nga e para votat per qarkun e Tiranes dhe per cdo qark tjeter ku ekzistojne te dhena per vjedhje te votave. I bej thirrje Prokurorise se shtetit te ndeshkoje me forcen e ligjit kriminelet e votes se shqiptareve.

Lexoni ju lutem mesazhin dhe shikoni videon skandaloze qe ka derguar qytetari dixhital! sb

"Pershendetje doktor, kjo eshte vetem nje prej shume videove qe kemi gjetur nga rregjistrimet e kamerave ku shihet se si PS ka tjetersuar voten e PDIU gjate numerimit. Kemi gjetur skandale te tjeta dhe me te medha se kaq, jane plot 19 video te tjera me akte te dhunimit te votes gjate procesit te numerimit."

salsallsal

Të fundit