Flash News

KRYESORE

Berisha: Meta po përpiqet ta kalojë vendimmarrjen te qytetarët, pushtetet të gjitha te Rama

Berisha: Meta po përpiqet ta kalojë vendimmarrjen te qytetarët,

Ish-kryeministri Sali Berisha mendon se presidenti nuk ka një kauzë për opozitën, por po përpiqet ta çojë vendimmarrjen te qytetarët duke parë se gjithë pushtetet janë përqendruar në duart e një njeriu të lidhur kokë e këmbë me krimin

“ Është një perceptim që bazohet në një realitet, i kushtëzuar. Presidenti i Republikës nuk ka një kauzë të veçantë për opozitën, ka si kauzë të veçantë të shpëtojë çfarë të jetë e mundur nga kthetrat e narkoshtetit nga ai që mund të quhet shtet ligjor apo shtet shqiptar.

Presidenti po përpiqet in ekstremis ta çojë vendimmarrjen te qytetarët duke parë se gjithë pushtetet janë përqendruar në duart e një njeriu që është nga gishtërinjtë e këmbës te kupa e kokës i lidhur me krimin, drogën dhe hajninë.

Presidenti po përpiqet në një betejë tmerrësisht të vështirë ta kalojë vendimmarrjen te qytetarët. Në 28 vite pluralizëm shqiptarëve u është dhënë mundësia vetëm një herë të shkojnë në referendum.”, tha Berisha në Ora News.

Të fundit