Flash News

KRYESORE

Berisha mohon se i është refuzuar viza amerikane: Çfarë i deklarova ish-ambasdorit Donald Lu

Berisha mohon se i është refuzuar viza amerikane: Çfarë i

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar sërish aludimin e kryeministrit Rama se Ambasada Amerikane i ka refuzuar vizën. I ftuar në emisionin ‘Byro Politike’, Berisha theksoi se ai tashmë është një ‘ish’, pa aktivitet politik.

Ai zbuloi se edhe ish-ambasadori Lu i ka kërkuar të shkojë në SHBA, porse e ka refuzuar një kërkesë të tille.“Në mënyrë absolute nuk kam marrë një mesazh të tillë. Që nga 100-vjetori kur kam kryer një vizitë dhe pastaj erdhi zonja Klinton këtu. Ia kam shpjeguar edhe ambasadorit Lu, i cili më ka kërkuar që të bëj një vizitë në SHBA, por unë nuk e kam pranuar sepse i thashë që unë jam një ‘ish – ish”’, deklaroi Berisha, duke shtuar:

“Nuk kam aplikuar kurrë për vizë dhe nuk kam pasur në plan të shkoj. Unë mund të shkoj kur të dua si turist në SHBA, por turizmi nuk është një pasion i imi. Unë mund të shkoj kur të dua dhe sa herë të dua në SHBA, por unë nuk përfaqësoj askënd.

Nuk më është refuzuar viza sepse nuk kam pasur asnjë refuzim sepse unë nuk kam aplikuar. Nuk besoj që do të aplikoj sepse unë jam tërhequr nga aktiviteti politik. Kjo është një shpikje e Edi Ramës”, sqaroi Berisha.

Berisha për protestën e studentëve: Shumica e tyre ishin të opozitës

Berisha përjashton opsionin për qeveri socialiste pa Ramën kryeministër: Opozita ose rikthen lirinë e votës, ose pranon që është fasadë

Sali Berisha: Nuk ka zgjedhje të lira me Edi Ramën. Marrëveshja e 18 majit ka vdekur

Të fundit