Flash News

KRYESORE

Berisha ndjek ‘Opinionin’, replika me Baton Haxhiun: Argat i Beogradit, mbështet Serbinë e Madhe

Berisha ndjek ‘Opinionin’, replika me Baton Haxhiun: Argat i

Ish-kryeministri Sali Berisha ka replikuar me analistin Baton Haxhiu, që deklaroi se idea e ndryshimit të kufirit Kosovë – Serbi është promovuar në vitin 2004 pikerisht nga Berisha.

Berisha e mohon diçka të tillë, duke akuzuar Haxhiun si argat të Beogradit. Sipas tij, ndryshimi i kufijve të Kosovës është skenar i Serbisë së Madhe dhe albanofobeve në Prishtinë dhe Tirane

Reagimi i plotë:

Duke ndjekur ”Opinion”!

Sqarim:

Miq, sonte argati in chef, Baton Stanishiq deklaroi ne “Opinion” se une paskam deklaruar ne vitin 2004 se Kosova kurre nuk behet e pavarur po nuk shpetoi ne Liposaviqi, Zubin Patoku dhe Zveçani.

Me kete rast informoj opinionin se:

-1 Une kam kundershtuar qe nga viti 1991 gjer sot me qindra here ndarjen e Kosoves

-2 Une konsideroj ne çdo aspekt Liposaviqin, Zubin Patokun, Zveçanin troje shqiptare pavaresisht se kush i banon aktualisht ato

3- Ndryshimi i kufijve te Kosoves eshte absolutisht vetem skenar i Serbise se Madhe dhe ky eshte misioni i argateve shqipfoles albanofob ne Prishtine dhe Tirane

Ky trillim i argatit in chef eshte shpifja e fundit e Beogradit! sb

Të fundit