Flash News

KRYESORE

Pse nuk kemi nje Fonadacion apo Institut 'Berisha'? I zoti i punës e jep përgjigjen

Pse nuk kemi nje Fonadacion apo Institut 'Berisha'? I zoti i

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka menduar krijimin e një Fondacioni apo Instituti, një traditë të cilën ndjekin zakonisht presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Teksa tha në ‘Studio e Hapur’se nuk do të mbajë asnjë funksion politik përveç deputetit, Berisha tha se ka menduar të hapë një Fondacion ose Institut.

“Fatin tim politik e kam përcaktuar, nuk mbaj asnjë funksion tjetër veç deputetit dhe këtë e mbaj deri sa të përgjigjem sepse vjen një moment dhe nuk përgjigjem dot. Kam menduar të ngre një fondacion apo institucion ose institut” tha Berisha teksa u pyet nëse e ka menduar të rikthehet nëse do ti jepet një post në qeverinë e re.

Zakonisht, presidentët amerikanë pas lënies së Shtëpisë së Bardhë krijojnë Librari presidenciale apo institute.

Sa i takon listave të kandidatëve për deputetë, ish-kryeministri tha se është në pritje të listave sa i takon propozimit të tij dhe se do të kandidojë kudo që ta caktojnë.

 

Të fundit