Flash News

KRYESORE

Berisha nxjerr emrin e drejtorit: Dekonspiroi operacionet për arrestimin e Klement Balilit; ja ku e kanë transferuar

Berisha nxjerr emrin e drejtorit: Dekonspiroi operacionet për arrestimin e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e mbërritur tek ai ku denoncohet shefi i komisariatit të Delvinës, Vangjel Xhavara, si zyrtari që ka dekonspiruar operacionet për arrestimin e Klement Balilit, i kërkuar për trafik ndërkombëtar droge.

Në mesazh thuhet se Xhavara është transferuar oficer në Fushë Krujë, ku vijon të shërbejë për Policinë e Shtetit.

Reagimi i Berishës:

Narkodrejtori që informoi Balilin!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Mirmbrema Doktor pasi lexova ne media informacionin e Shish per oficeret e implikuar per trafik droge dhe denkospirim te operacioneve policore, shefi i komisariatit Delvine eshte Vangjel Xhavara, i shkarkuar nga qeveria jone, e PD, dhe i rikthyer nga Edi Shullazi. Sot ky polic trafikant eshte oficer ne Fushe Kruje. Une te kam derguar sms dhe me shpejt per kete person i cili prishi aksionin kundra Balilit disa here.”

Të fundit