Flash News

KRYESORE

Berisha nxjerr shifrat: Edi Rama i uli shikueshmërinë “Opinionit” me 15%

Berisha nxjerr shifrat: Edi Rama i uli shikueshmërinë

Ish-kryeministri Sali Berisha pretendon se intervista e kryeministrit Edi Rama në emisionin “Opinion” ka patur një shikueshmëri shumë herë më të ulët se emisioni ku përfaqësuesit e grupeve të ndryshme debatuan për tarifën në ‘Rrugën e Kombit’.

Rama ishte i pranishëm në emisionin e Blendi Fevziut këtë të enjte, por sipas Berishës, shikueshmëria e emisionit ka rënë me 15%. Demokrati e konsideron këtë indiferencë të qytetarëve si grushtin e dytë të rëndë për Ramën.

Reagimi:

Grusht i dyte i rende turinjve per Edvin Kristaq Ramen!

Flakje masive nga 70% e publikut ne Opinion!

Nga 45,4% qe ishte mesataria e ndjekjes se Opinionit per debatin midis perfaqesuesve te grupeve te ndryshme per Rrugen e Kombit diten e hene, kjo ndjekje ra ne

31,9% diten e enjte, ku ne Opinion ishte Edvin Neveria.

Pra nje renie katastrofale prej rreth 15% krahasuar me naten kur ai perfaqesohej ne Opinion nga bizdemeni( shenimi im) i tij siç e quajti veten Gjici, te cilin e lumturojne rojet me baulet plot me euro te bankes qe ruanin dhe qe per kete merite fiton 70% te tenderave te sigurimit te objekteve ne Shqiperi.

Ky eshte grushti i dyte turinjve qe Edvini merr per Rrugen e Kombit, por kesaj rradhe nga publiku shqiptar, i cili tregoi se ka neveri nga surrati i tij ne ekranin televiziv! sb

Të fundit