Flash News

KRYESORE

Berisha para studentëve europianë: Në 2015-n sipërmarrjet e huaja u mbyllën sepse iknin punëtorët. Shkak Edi Rama

Berisha para studentëve europianë: Në 2015-n sipërmarrjet e

Ish-kryeministri Sali Berisha, para të rinjve të EDS (European Democrat Students) në përmbyllje të samitit të tyre në Tiranë, u foli atyre për situatën politike ndër vite.

Berisha u shpreh se në 2015-n shumë sipërmarrje u mbyllën sepse iknin punëtorët.

“Rama me bandat në vitin 2015-të mbolli Shqipërinë anekënd kanabis. Ndërmarrjet, investitorët e huaj u detyruan të mbyllnin sipërmarrjen sepse punëtorët u iknin se merrnin një rrogë trefish më të madhe se në punën e tyre”, u shpreh Berisha.

Më tej ai tha se Rama ka mbledhur në Parlament kriminelët. “Nëse shkoni në Burgjet e Shqipërisë dhe zgjidhni 100 kriminelë, vështirë se mund të gjeje kriminelë më të rrezikshëm se ata që janë në Parlament. Opozita luftoi për të ndërgjegjësuar shqiptarët”, tha ai.

Të fundit