Flash News

KRYESORE

Berisha paralajmëron gazetaren: Uroj që të mos humbni licensën ju si televizion

Berisha paralajmëron gazetaren: Uroj që të mos humbni

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar gazetaren Beti Njuma për heqje të mundshme licence të televizionit Ora nga Edi Rama, për shkak të sondazhit të kësaj mediaje në bashkëpunim me IPR Marketing, që nxirrte fituese PD-në.

“Unë uroj që të mos humbni licensën ju si televizion për shkak të atij sondazhi. Noto (Drejtori i IPR Marketing Antonio Noto) ka qenë më i sakti. Mua nuk më pëlqen shumë se është i majtë, por i kanë dalë në Shqipëri dhe në Itali shumë koncize.  Së pari ka opozitën shumicë me 53%, së dyti ka një rritje të PD me 10 pikë dhe kjo është një rritje shumë e madhe. Së treti, ka një thyerje qafe të Edi Ramës në katastrofale. Edi Rama ka shumë mundësi që t’ju kushtojë licensën”, tha Berisha.

Ndërsa sa i përket kuotimit të lidershipit që ishte më i ulët, Berisha tha:

Sa i përket kuotimit të lidershipit, kur një person merr një forcë politike pas humbjes, nëse ky nuk e dërgon në fitore, mendoj se derisa të fitojë partia ...

Një lider që humbet zgjedhjet të dalë me pikë sa partia ose mbi parti, partinë e ka në nivele më të larta dhe askush nuk mund të thotë se është udhëheqje e tij, nuk është vetëm e tij, është  e gjithë strukturës por në mënyrë të padiskutueshme dhe e kryetarit”.

https://politiko.al/rikthimi-te-listat-e-hapura-berisha-besoj-ne-proceduren-e-perzgjedhjes-se-konservatoreve/

https://politiko.al/berisha-parate-e-grabitura-do-te-perdoren-per-zgjedhje-i-njejti-skenar-si-ne-2016-n/

 

Të fundit