Flash News

KRYESORE

Berisha paralajmëron PS-në: Votoni vettingun në politikë, ndryshe rrugët do oshtijnë ‘o djem rrëmbeni armët’

Berisha paralajmëron PS-në: Votoni vettingun në politikë,

Ish-kryeministri Sali Berisha i është drejtuar me tone të ashpra mazhorancës sa i takon amendamenteve për vettingun në politikë.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha ka paralajmëruar shumicën që të votojë pro amendamenteve pasi përndryshe, u shpreh ai, në rrugët e qytetit do ushtojë: O djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri”.

“Edhe një herë ju bëj thirrje, momenti është kritik, unë ua them se bëni një gabim, më të rëndin që mund të keni bërë, nëse ju përdorni kartonët e zeza, të nxira të krimit siç i keni…

Në rast se ju përdorni sot këtu, diktatin e krimit si përfaqësues të tij për të hedhur poshtë këtë amendament, i cili do të bënte historinë për shqiptarët, përndryshe ju garantoj se forca do t’u shkulë nga këto karrige, për ndryshe në rrugët e Shqipërisë do ushtojë: O djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri”, theksoi Berisha.

Të fundit