Flash News

KRYESORE

Berisha paralajmëron Ramën nga Shkodra: Çdo çmim është i leverdishëm për të çliruar shqiptarët nga ky regjim

Berisha paralajmëron Ramën nga Shkodra: Çdo çmim

Pas mbledhjes së partive opozitare në qytëtin e Shkodrës, ka folur edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Duke komunikuar me gazetarët, ai pohoi se Rama flet çdo ditë në telefon me krerët e bandave, ndërsa shtoi qytetarëve shqiptarë po u soset durimi dita-ditës me mazhorancën.

“Rama është skizofren bipolar, të cilit poli i paranojës i thotë ata janë të këqij se na rritën statistikën paçka se janë të pafajshëm. Pse policia nuk përballet me bandat që terrorizojnë Shkodrën, Elbasanin, Vlorën? Së pari është e kanabizuar. Së dyti si mund të përballet qeveria me bandat kur ministri është vëllau i kryebanditit të Vlorës, kur kryeministri flet gjithë ditën me bandat në telefon”.

“Pse kryeministri flet në telefon me to? Ai është mbështetësi i tyre. Ndaj dhe thirrja është për qytetarët: Ta rrëzojmë qeverinë me çdo çmim. Kur vjen problemi, çdo durim ka një kufi, çdo çmim është i leverdishëm për të çliruar shqiptarët nga ky regjim që po i shfaros dhe po i degdis nëpër botë dhe po i shtyp e poshtëron njëlloj si në diktaturë”, përfundoi Berisha.

Të fundit