Flash News

KRYESORE

Berisha paralajmëron Ramën: Një qime floku po iu prek Rakipit apo çdo gazetari tjetër, do përgjigjesh personalisht

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sa i takon kërcënimit të gazetarit Ylli Rakipi. Berisha bën përgjegjës për këtë ngjarje kryeministrin Edi Rama.

Në rrjetin social Facebook, Berisha paralajmëron Ramën se një qime floku po iu prek Rakipit apo çdo gazetari tjetër do të përgjigjet personalisht.

“Edvin gjej vrim miu ku te futesh!

Te dashur miq, gazetari i njohur Ylli Rakipi eshte kercenuar me jete. Autor i ketij kercenimi kriminal nuk mund te jete kush tjeter perveç armikut te eger te mediave dhe njeriu me i urryer nga rinia shqiptare, kryekorruptori i vendit, krye krye kreu i meduzes se krimit te organizuar, Edvin Kristaq Rama.

Me kete rast paralajmeroj ate se nje qime floku po iu prek z.Rakipi apo çdo gazetari tjeter do te pergjigjesh personalisht, nuk do te gjesh vrime miu ku te futesh, do perballesh si person me ndeshkimin me te merituar. Je i pashprese! Sb”, shkruan Berisha.

 

 

Të fundit