Flash News

KRYESORE

Berisha paralajmëron rikthimin e Topallit, Patozit, Bregut, Imamit: Disa hapa po bëhen; Basha i vetëdijshëm për kontributin e tyre

Berisha paralajmëron rikthimin e Topallit, Patozit, Bregut, Imamit: Disa

Ish-kryetari Sali Berisha ka deklaruar se janë bërë disa hapa për kapërcimin e ndarjes së thellë të kryetarit aktual të PD-së, Lulzim Basha, me ish-deputetët e larguar Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Majlinda Bregu, Arben Imami etj.

Në emisionin ‘360 gradë’, në Ora News, Berisha theksoi se të larguarit kanë peshën e tyre specifike të pamohueshme dhe për këtë është i vetëdijshëm edhe Basha. Ai kërkoi prej Bashës dhe grupit kundërshtar të tij që të mos mbeten peng i fjalëve dhe deklaratave.

“Në mënyrë të padiskutueshme, investimi i çdo njeriu në PD ka peshën specifike të pamohueshme. Disa hapa po bëhen. Ka disa hapa, ekziston një vullnet mesa shoh unë sa shoh unë për t’i kapërcyer (ndarjet). Në politikë nuk mund të mbetet dikush peng i fjalëve dhe deklaratave. Unë mendoj se pavarësisht fjalëve dhe deklaratave, asgjë nuk shuan kontributin e tyre. Unë besoj se ata janë të vetëdijshëm për këtë si kundër kryetari i PD-së është absolutisht i vetëdijshëm”, u shpreh Berisha.

Të fundit