Flash News

KRYESORE

Berisha për arrestimet: Bandat u goditën nga Gjermania dhe Italia, ka përgjime që implikojnë edhe dy ministra

Berisha për arrestimet: Bandat u goditën nga Gjermania dhe Italia, ka

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish sa i takon arrestimeve të orëve të fundit, përfshirë edhe dy ish-deputetë të PS, Arben Çuko dhe Arben Ndoka.

Sipas Berishës, arrestimet e bandave kriminale në vend janë goditur nga agjencitë e zbatimit të ligjit nga Gjermania dhe Italia.

Berisha shkon edhe më tej, kur thekson se ka përgjime të shumta që implikojnë edhe dy ministra të kabinetit të qeverisë Rama në këto banda.

Reagimi i Berishës:

Qindra kilometra regjistrime për Ramën, Gjushin, ministra, deputetë dhe narkokomisarë, etj etj!

Gjermania dhe Italia shkatërrojnë bandën e partisë siçiliste dhe të Noriegës në Shqipëri!

Të dashur miq,agjensitë e zbatimit te ligjit te Gjermanisë dhe Italisë goditën bandën e famshme elektorale të qeverisë, Avdylaj, klanin kriminal Ndoka të Lezhës të lidhur ngushtë me Ramën, Gjushin, dy ministrat e Gjushit në narkokabinetin Rama, ndrikull Nikollën e deputetin Ndreu si dhe 18 narkokomisarë, narkooficerë policie etj, etj. Në dosjet e ardhura nga Italia dhe Gjermania ka qindra kilometra regjistrime bisedash që provojnë lidhjet kokë e këmbë me bandën e famozë të trafikut të drogës Avdylaj dhe narkoklanin Ndokaj të vet Noriegës, Gjushit, dy ministrave të Gjushit në narkokabinetin Rama, ndrikull Nikollës, deputetit Ndreu, si dhe 18 narkokomisarëve dhe narkopolicëve të narkopolicisë.

Duke shprehur mirënjohjen për të gjithë ndihmën e çmuar të agjencive të vendeve partnere dhe dënuar me forcë dekonspirimet e këtyre operacioneve nga narkokomisarë dhe narkoqeveritare, dënoj gjithashtu mbrojtjen që po i bëhet kupolës politike të klaneve të goditura dhe lidhjeve të tyre me nivelet më të larta të politikës. sb

Të fundit