Flash News

KRYESORE

Berisha për Kurtin: Ia ka dalë falë talentit të tij, fitoi Kosova në këto zgjedhje

Berisha për Kurtin: Ia ka dalë falë talentit të tij, fitoi

Kur flet për Albin Kurtin, Sali Berisha nuk i kursen komplimentet. Ai beson se kreu i VV-së mund të bëjë diçka të mirë për Kosovën.

“Albin Kurti është një politikan me një fibër të fortë politike. Është “kafshë politike”, me instinkte politike dhe këtë e ka faktuar që në rininë e hershme. Ka arritur krejtësisht me talentin e tij, vendosmërinë e tij, instinktet e tij për dy herë radhazi, që mos gaboj edhe në zgjedhjet e fundit ishte parti e parë, pa ndihmën e njeriu dhe së bashku me Vjosa Osmanin e LDK-së që u mandatuan për të qeverisur e kam vlerësuar si një ndryshim historik.

E kam deklaruar se fitoi Kosova dhe se këto ishin zgjedhje ishin historike. Krahasimi me Cipras? Cipras është rritur në krah të një miliarderi, kurse Kurti mbështetësin kryesor ka pasur Adem Demaçin. Mendoj se ai do të bëjë diçka për Kosovën”, tha Berisha në “Zonë e Lirë”.

Sa i përket marrëveshjes me Kurtin, ai tha:

“Unë nuk kam asnjë marrëveshje me Kurtin. Kemi pasur mendime të njëjta për një akt të papranueshëm, për ndryshimin e kufijve të Kosovës….Unë kam shprehur simpatinë time të plotë për kauzën e Lëvizjes Vetëvendosje për bashkimin kombëtar” u shpreh ish kryeministri i vendit.

Të fundit