Flash News

KRYESORE

Berisha për largimin e ‘Sheraton’: Ka lidhje direkte me interesa mafioze në hoteleri të Edi dhe Olsi Ramës

Berisha për largimin e ‘Sheraton’: Ka lidhje direkte me

Ish-kryeministri Sali Berisha, ashtu si Petrit Vasili nga LSI, bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama për largimin e markës prestigjioze ‘Sheraton’ nga Tirana. Sipas Berishës, ky largim ka lidhje direkt me interesa mafioze në hoteleri të Edi dhe Olsi Ramës.

Berisha shprehet se kjo është kartolina e zezë e Ramës për Shqipërinë turistike.

Reagimi:

Largimi i Sheraton, kartolina e zeze e Edi Rames Per Shqiperine Turistike!

Te dashur miq, dite zie per turizmin shqiptar por edhe qytetin e Tiranes. Firma me prestigjoze e hotelerise “Sheraton” largohet nga Shqiperia. Pas largimit nga Shqiperia pas masakrimit nga nje bande e lidhur me Ramen, te menaxherit te kompanise Omniks, me projekt per te investuar rreth 1.5 miliard dollar ne Lalz, tani per turizmin vjen lajmi tejer i keq, largimi i “Sheraton”, i kompanise me kryesore te turizmit ne Shqiperi.

Ky largim ka lidhje direkt me interesa mafioze ne hoteleri te Edivn dhe Olsi Rames! Shtoj ketu se ne kater vitet e fundit ne Shqiperi nuk ka ardhur asnje investitor serioz, nderkohe qe jane larguar me qindra te tille.

Të fundit