Flash News

KRYESORE

Berisha për mungesën e deputetëve dhe ministrave socialistë: Kanë lënë këtu ikonën e korrupsionit, Arben Ahmetajn

Ish kryeministri Sali Berisha ka marrë fjalën për procedurë në seancën e sotme është shprehur se ministrat dhe deputetët kanë ikur të turpëruar dhe të tmerruar nga protesta e 27 janarit duke lënë, sipas tij ikonën e aferave të korrupsionit, ministrin e Financave, Arben Ahmetaj.

“Kane ikur ministrat të turpëruar nga vetja e tyre, të tmerruar nga super-protesta që po afron dhe lënë këtu ikonën e aferave të mega aferave të korrupsionit, binjakun e Gjiknurit, Arben Ahmetajn. Kanë ikur të gjithë deputetët. Nuk njihen më as komandantë as luftëtarë”, është shprehur Berisha, ndërsa fjalën e tij e ka mbyllur me një shprehje në frëngjisht.

 

Të fundit