Flash News

KRYESORE

Berisha për ngjarjet në Bularat: Gjallë nuk ktheheshin në Greqi pa iu nënshtruar ligjeve shqiptare

Berisha për ngjarjet në Bularat: Gjallë nuk ktheheshin në

Ish-kryeministri Sali Berisha shpreh se personat e përfshirë në thirrje antikushtetuese në Bularat nuk duhet të ishin lejuar të largoheshin nga Shqipëria. Në një intervistë për ABC Neës, Berisha ka komentuar edhe kandidaturën e Sandër Lleshit për drejtimin e Ministrisë së Brendshme.

Sipas ish kryeministrit, ngjarjet e ndodhura në Bularat të Gjirokastrës, ishin manifestim i asaj që quajti skenar Vorio Epiriot të tokën e askujt. “Gjallë nuk kthehej në Greqi pa iu nënshtruar ligjeve shqiptare”, shprehet Berisha.

Lidhur me përplasjet e fundit mes kryeministrit dhe presidentit për emerimin e Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme, Berisha shprehet se me thirrjen e Lleshit ai hoqi nga vetja çdo detyrim për shpjegim.

“Ai që mendon që Presidenti është honorifik nuk merr vesh. Presidenti duhet të krijojë bindjen e tij. Me thirrjen e Lleshit ai hoqi nga vetja çdo detyrim për shpjegim”, u shpreh Berisha.

Të fundit