Flash News

KRYESORE

“Berisha, pishman që s’më vrau”, ish-ministri i përgjigjet Ramës: Ndaj s’ka qeverisje se inati e mllefi janë në krye të pushtetit

“Berisha, pishman që s’më vrau”, ish-ministri i

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer për gazetën italiane ‘La Republica’ se kundërshtari i tij politik Sali Berisha ka dashur ta eliminojë kur ishte në pushtet.

“Është penduar që nuk më vrau kur ishte në qeveri, ai kështu është dhe unë nuk i përgjigjem”, ka deklaruar ndër të tjera Rama për gazetën italiane, ndërsa ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e sheh ndryshe këtë deklaratë.

Sipas tij, tani në krye të qeverisjes çdo gjë e bën për inat të Berishës.

“Në kohë krize rrëfehet ky njeri. I thotë medias Italiane se “... Berisha është bërë pishman që s’më vrau..”

Dmth, njeriu që është në krye të qeverisë nuk jeton të qeverisë e të drejtojë punët që i takojnë, por çdo gjë e bën për inat të Berishës.

Për inat të Berishës vë taksa, jep me Koncension, akordon shuma marramendëse në kompani fiktive, sundon prona e gjithë shtetin mbarë, ndan kufij e ngatërron dynjanë vetëm për inat të Berishës, që nuk e vrau.

Ky jeton për inat të Berishës! Inati, mllefi e hakmarrja janë në krye të pushtetit, prandaj s’ka qeverisje”, shkruan ish-ministri.

Të fundit