Flash News

KRYESORE

Berisha publikon denocimin nga spitali psikiatrik i Vlorës: Rikthehet skllavëria në shtetin e Norieges

Berisha publikon denocimin nga spitali psikiatrik i Vlorës: Rikthehet

Një ditë pasi KLSH paditi në prokurori drejtorin e spitalit psikiatrik të Vlorës “Ali Mihali” i cili akuzohet për shpërdorim detyre, ka ardhur dhe reagimi i ish-kryeminstrit Sali Berisha, i cili i nisur nga denoncimi i “sanitares dixhitale” në facebookun e tij, thotë që “rikthehet skllavëria në shtetin e Norieges, pikërisht nga zona e tij elektorale”, duke iu referuar Vlorës. Sipas mesazhit të shkruar nga “sanitarja dixhitale” kushtet në spitalin psikiatrik “Ali Mihali”  janë shumë të vështira.

Statusi i plotë:

Rikthehet skllaveria ne shtetin e Norieges dhe fillimisht ne zonen e tij elektorale?

Lexoni mesazhin e santiares dixhitale!! sb

"Pershendetje

Z.Sali Berisha 

Jami sanitaret e spitalit psiqatrik vlor ali mihali. Kur na privatizoj pastrimin e spitalit z.kujtim llapi na dha nje kontrat dhe na tha i keni te gjitha sic jeni ne shtet ashu do jeni vetem nderim emri do behet na shtet privat. Kontrata qe morem nuk perputhet me pun qe bejm ne si sanitare. 2 . ne kontrat esht dhe leja vjetore e kemi 28 dit dhe nuk na o dhan na dhan 7 dit lej.3.raportet nuk na paguhen. 4. Turnet e 2 dhe 3 kan heq sanitaret dhe kan len 2 sanitare per te ter panvionet....5.... Punojm 200 or ne muaj nuk na japin pushimet kur ne e kemi te punojm 168 or ne muaj.6..... Kur dalim na turni i nates nuk na japin pushim por jemi direkt ne pun diten tjer .... Me Respekt na sanitaret e psiqatris vlor ali mihali .... Ju lutem bejni publike."

Të fundit