Flash News

KRYESORE

Berisha publikon dokumentat: Tre falsifikimet që ka bërë prokuroria për ndalimin e protestuesve në Kukës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar dokumente që sipas tij tregojnë shkeljet e prokurorisë në lidhje me ndalimin e protestuesve në Kukës. Duke ju referuar dokumentet, Berisha thotë se protestuesit janë ndaluar në orën 3 të mëngjesit ndërsa prokurorët kanë shkruajtur sikur ata janë ndaluar midis orës 10-12 të datës 1. Shkelja tjetër, thotë Berisha është se protestuesit janë marrë në pyetje pa praninë e avokatëve.

Postimi i plotë i Berishës

Fallsifikime monstruoze nga kryeprokurori Edvin Kristaq Rama!

Lexoni aktin e firmosur nga prokuroria e partise per protestuesit guximtare!

Te dashur miq, kryeprokurori Rama urdheron prokurorine kriminale te Partise te falksifikoje ne menyre monstruoze:

1-oren e ekzekutimit nga narkopolicia te arrestimeve te protestuesve guximtare. Ata jane arrestuar nga ora 3 e mengjesit kurse narkoprokuroret e Rames shkruajne duke fallsifikuar te verteten se protestuesit jane ndaluar midis ores 10-12 te dates 1 Prill, duke konsumuar keshtu krimin e shemtuar te mashtrimit per shkak te detyres

2-Protestuesit guximtare jane marre ne pyetje pa pranine e avoketerve

3- Burime te besueshme hedhin poshte akuzat ndaj protestuesve dhe i vleresojne ato si politike. Keto akte antiligjore deshmojne edhe nje here pafytyresine e Edvin Kristaq Rames dhe domosdoshmerine jetike te vazhdimit te revoltes qytetare per lirimin e protestuesve guximtare dhe kunder rritjes se taksave qe po rrenojne jeten e qytetareve!

Ketu me poshte keni dokumentin e fallsifikimit. sb

 

Të fundit