Flash News

KRYESORE

Berisha publikon emrat: Policia fsheh përdhunimin e një vajze nga djali i deputetit të PS-së

Berisha publikon emrat: Policia fsheh përdhunimin e një vajze nga

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke ju referuar mesazhit të një qytetar dixhital, thotë se policia po mban të fshehur ngjarjen ku djali i deputetit të PS-së ka përdhunuar një vajzë.

Berisha ka publikuar mesazhin e plotë ku thuhet se ngjarja ka ndodhur 10 ditë më parë. Sipas mesazhit, djali i deputetit të PS-së në Fushë-Krujë, Rrahman Rraja ka dhunuar një vajzë nga fshati Zeze i njësisë administrative Nikël. Vajza ka bërë denoncim në Drejtorinë e policisë së Tiranës dhe i është deleguar për veprime policisë së rajonit Fushë-Krujë e cila e ka thirrur vajzën dhe ka manipuluar denoncimin.

Postimi i plotë i Berishës

Krim i shemtuar!

Narkopolicia fsheh me urdher te Edvinit perdhunimin e nje vajze nga djali i deputetit te narkopartise

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

“Para 10 ditesh djali i deputetit te qytetit kruje z Rrahman rraja ka dhunuar nje vajze me mbiemer Maloku nga fshati Zeze i njesise administrative nikel, vajza ka bere denoncim ne drejtorin e policise tiran dhe i eshte deleguar per veprime policise se rajonit f kruje.policia f kruje ka thirrur vajzen dhe ka manipuluar denoncimin duke i bere akt pajtimi,por vajza ka shkuar ne zyren e shcb durres e ka ri bere denoncim dhe ceshtja ka ardhur perseri ne policin e f krujes.ne rajonin e policise f kruje punon vellaj i deputetit inspektor Bashkim rraja. Inspektori i krimeve dhe opgj jane nen presion e trysnine e deputetit rrahman rraja e te kry te bashkis z artur bushi dhe dhe vellajt te deputetit xhelal rraja qe eshte drejtor i postes kruje e nderhyrjes se z taulant balla kane bere te mundur mos ndalimin e djalit te deputetit dhe ceshtja ka shkuar ne prokurin e krujes ne heshtje.vajza e familja e saj jan nen presion psikologjik e dhune verbale”

 

 

Të fundit