Flash News

KRYESORE

Berisha publikon fotomontazhin/ Rama nudo, Ronaldo: Pse i dhashë muhabet këtij

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur një mënyrë ironike për të komentuar udhëtimin e Edi Ramës me charter drejt Torinos për të parë ndeshjen e parë në shtëpinë e juventinëvë.

Në rrjetet sociale, vetë Rama publikoi foto me yllin portugez Christiano Ronaldo, i cili tashmë i është bashkuar skuadrës së Juventusit.

Berisha ka publikuar në profilin e tij një fotomontazh, ku shfaq Ramën nudo dhe Ronaldon që e komenton me diçiturën: Pse i dhashë muhabet unë këtij mer jahu”.

“Fotomontazh, për sheikun që nga Vlora kthehet në Tiranë me helikopter për tu nisur urgjent me Çarter për ndeshjen në Torino!”, shkruan Berisha në ‘Facebook’.

Të fundit