Flash News

KRYESORE

Berisha publikon foton e vogëlushes: Po dergjet nga sëmundja e rëndë, Rama i rrëmben të atin në 3 të natës

 

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se ka ndjekur me interes të vazhdueshëm zhvillimet pas protestës së kusianëve në Rrugën e Kombit.

Dje në orën 03.00 pas mesnate forcat e policisë arrestuan 23 protestues, me akuzën se kanë kundërshtuar dhe ushtruar dhunë ndaj policisë, ndërsa protesta të shumta në Kukës dhe në Tiranë për lirimin e tyre u zhvilluan nga banorët e Kukësit.

Ndërkohë, ish-kryeministri Berisha ka publikuar në profilin e tij në facebook, një foto prekëse të një vogëlusheje. Sipas Berishës, ajo vuan nga një sëmundje e rëndë dhe urdhri i Ramës i mori të atin në orën 03.00 të natës nga shtëpia.

“Gjykoni vetë kush është bandit; vogëlushja që dergjet nga një sëmundje e rëndë apo Edvin Kristaq Rama që i dërgon në ora tre të natës fallangat e krimit për të rrëmbyer të atin, Lefter Rexhmati pranë shtratit të saj?”, shkruan Berisha, nisur nga deklaratat e Ramës, i cili i cilësoi vandalë personat që kundërshtuan me forcë uniformat e policisë dhe dogjën sportelet e pagesave të taksës nga 5-22 euro.

 

Të fundit