Flash News

KRYESORE

Berisha publikon fotot: Olta Xhaçka shpreh pikëllimin e saj për situatën në Kakavijë në hotelin me 5 yje në Himarë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot foto të ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka e ulur në barin e një hoteli.

Sipas Berishës, ministrja është akomoduar në një hotel me pesë yje në Himarë pasi inspektoi situatën në Kakavijë, madje edhe duke mos respektuar distancën sociale për covid-19.

“Ndrikull Xhaçka nga Kakavia kthehet dhe shpreh pikellimin e saj ne Hotelin me pese yje ne Himare. Foto tregon se respekton fort edhe distancen sociale”, shkruan ish-kryeministri.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në një prononcim dje për mediat pas vizitës së saj dhe ‘inspektimit’ të situatës në Kakavijë, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u shpreh se: “Kjo nuk ka lidhje me atë çfarë bëjmë ne pasi kjo është një situatë e krijuar nga nguti i udhëtarëve. Nuk është një situatë e krijuar nga qeveria. Rruga në kthim është e hapur dhe kushdo që nuk e përballon dot këtë situatë të kthehet. Kush nuk ka urgjencën për të udhëtuar brenda këtyre datave edhe duke pasur parasysh që është sezon turistik dhe jo muaj të ngutshme për punë do të ishte e udhës të mos udhëtonin duke mos bllokuar në zgjatjen e  radhëve”.

https://politiko.al/vijon-situata-kaotike-ne-kakavije-shqiptaret-te-bllokuar-ne-radhe-kilometrike-kalojne-naten-ne-rruge/

Të fundit