Flash News

KRYESORE

Berisha publikon mesazhin e punonjësit të bashkisë: Kush s’vjen të shtunën në Vlorë, të hënën i pushuar!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e punonjësve të administratës, sipas të cilëve po detyrohen me urdhër nga lart që të marrin pjesë në aktivitetin e që pritet të organizohet nesër, të shtunën në Vlorë, ku prezent do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.

"Kush s’vjen të shtunën në Vlorë, të hënën është i pushuar", shkruan ndër të tjera një punonjës i bashkisë Poliçan.

“Antimitingu i mbatharakut, perdhosje e Sheshit te Flamurit!

Lexoni dokumentat qe faktojne se si po perdhos Sheshin e Flamurit me antimitimgun e tij te turpit Edvin Kristaq Mbatharaku.

Ai po detyron te gjithe administraten te shkoje neser ne Vlore”, shkruan Berisha, si dhe publikon disa prej mesazheve.

Të fundit