Flash News

KRYESORE

Berisha publikon mesazhin e qytetari për zjarrin e rënë në çerdhe: Veliaj po fsheh ngjarjen

Berisha publikon mesazhin e qytetari për zjarrin e rënë në

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e dërguar nga një qytetar sa i takon rënies së zjarrit në çerdhen numër 14 në Tiranë.

Qytetari thotë se ka shpërthyer gazi në dhomën ku mbahen bombolat ndërsa ngre pikëpyetje nëse ka siguri ën këto institucione ku prindërit çojnë fëmijët.

Postimi i plotë i Sali Berishës

Shperthim gazi ne mesnate ne çerdhe te Tiranes. Lal plehu fsheh incidentin e rrezikshem! sb

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

“Doktor miremengjesi.

Ne ne nje cerdhe ne Tirane, pikerisht ne çerdhen 14 te Ali Demi, rreth ores 4 te mengjesit, ka shperthyer gazi ne dhomen ku rrine bombulat. Fatmiresisht nuk eshte shkaterruar apo demtuar e gjitha por ndjejme qe femijet tane jane ne rrezik. Polici e zjarrefikse kane ardhur ne mengjes heret dhe kane shuar flaket. Po nese do te kishte ndodhur diten do do te shkonte halli i femijeve tane?

A ka siguri ne keto institucione qe une iu besoj dy femije? Te voglin e kam pikerisht ne kete cerdhe dhe te madhin ne kopesht. Foto me lule shohim plot qe hedh bashkia po a eshte ky realiteti?”

Të fundit