Flash News

KRYESORE

Berisha publikon shifrat: Numri i bizneseve që kanë falimentuar nga 2014-ta deri sot; 120 mijë persona të papunë

Berisha publikon shifrat: Numri i bizneseve që kanë falimentuar nga

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke ju referuar të dhënave zyrtare, thotë se nga 1 janar i vitit 2014 deri sot falimentuan 72873 biznese dhe mbetën pa punë rreth 120.000 të punësuar.

Në statusin e publikuar në rrjetin socil Facebook, Berisha e cilëson këtë si një klime vrastare për bizneset nga ana e qeverisë.

Postimi i plotë

Klime vrastare per bizneset ne Shqiperi!

Nga 1 janar i vitit 2014 deri sot falimentuan:

-72873 biznese dhe mbeten pa pune rreth

-120.000 te punesuar.

Lexoni te dhenat e meposhtme zyrtare qe faktojne klimen vrastare per bizneset ne qeverisjen e korruptuar te Kallam Deshtakut.

1-Gjate periudhes janar – tetor 2018 kane kaluar ne status pasiv plot 13.015 biznese, ose 65 % me shume sesa e njejta periudhe e vitit te kaluar (gjate te ciles kaluan ne status pasiv 7.878 biznese).

2-Gjate muajit tetor 2018 kane kaluar ne status pasiv plot 1.788 biznese, ose 85 % me shume sesa tetor 2017 (gjate te cilit kaluan ne status pasiv 967 biznese).

3-Gjate periudhes janar – tetor 2018 kane kaluar ne status pasiv plot 13.015 biznese, ose 65 % me shume sesa e njejta periudhe e vitit te kaluar (gjate te ciles kaluan ne status pasiv 7.878 biznese).

4-Qe nga 1 janar 2014 e deri me sot kane kaluar ne status pasiv (kane ulur qepenat) plot 72.873 biznese.

 

 

Të fundit