Flash News

KRYESORE

Berisha publikon videon: Deputeti i PS bllokon rrugën në Tiranë, po zgjeron lokalin te ish-Stacioni i Trenit

Berisha publikon videon: Deputeti i PS bllokon rrugën në Tiranë,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar videon e një qytetari nga Tirana, sipas të cilit është bllokuar një kalim për këmbësorët te zona e ish-Stacionit të Trenit.

Sipas Berishës, deputeti i PS Sandri Abazi  ka bllokuar një kalim për këmbësorët në këtë zonë për shkak të punimeve që po kryen për zgjerimin e lokalit të tij.

Denoncimi:

Supermafiozi Sadri Abazi nuk njeh ligj!

Paguan Lal Plehun dhe pushton hapsirat.Ka bllokuar korridorin e kalimit te kembesorve per te zgjeruar lokalin.

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

Zoti Berisha, po ju drejtohem serish juve sepse nuk kemi besim te policia dhe shteti aspak! Shikoni me foto dhe video hapsiren qe ze deputeti rilindjes Sadri Abazi me arrogance te plote. Qysh sot ne mengjes ka filluar zaptimin e rruges per kalimtaret. Na ka bllokuar rrugen e kalimit dhe po na merr frymen me shtesa shtesa shtesa dhe ndertime pa leje. Ka vendosur sot nje tabele qe devijon rrugen per te tregu fruta perimeve dhe rrobave te perdorura prane ish-stacionit te Trenit.

Arroganca e Rilindjes nuk njeh limite zoteri duke e trajtuar pronen publike si toke private. Kjo eshte e tepert.

Të fundit