Flash News

KRYESORE

Berisha radikali i opozitës? Ish-kryeministri u përgjigjet shkurt politikanëve socialistë

Berisha radikali i opozitës? Ish-kryeministri u përgjigjet shkurt

Ish-kryeminitri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Opinion”, u pyet nga Blendi Fevziu nëse “është ai radikali i opozitës” ashtu siç e konsiderojnë politikanët socialistë.

Berisha u shpreh shkurt se në vendimmarrjen e Lulzim Bashës nuk ka asnjë pjesëmarrje.

“Në mënyrë absolute në vendim Sali Berisha nuk ka asnjë lloj pjesëmarrje. Veçse në grupin parlamentar. Unë e mbështes vendimin”, tha Berisha.

Në 2011 kam patur në zyrë 3 ambasadorë që më thonin ndërprite numërimin. Kurrë nuk ka ndodhur. Shqiptarët duhet të votojnë të lirë”, tha ish-kryeministri.

Më tej, i pyetur nëse e sheh të mundur dialogun e opozitës me Ramën, Berisha tha, “Duke parë letrat e Ramës, jo”.

Të fundit