Flash News

KRYESORE

Berisha: Rama shiti Xhafajn për të shpëtuar Gjushin. Paloka: Balla dhe Dako të merren të pandehur

Berisha: Rama shiti Xhafajn për të shpëtuar Gjushin. Paloka:

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se ka ‘shitur’ ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për të shpëtuar Vangjush Dakon, kryebashkiak i Durrësit. Sipas Berishës, Rama e sakrifikoi Xhafajn në një moment kritik, ndërkohë që ministrin e ri të Brendshëm, Sandër Lleshin, e quan vasal të kryeministrit.

“Edvini, kreu i meduzës, mafies shtetërore më të rrezikshme të Europës, shiti Xhafën për të shpëtuar Gjushin dhe lekurën e tij! Të dashur miq, pas një beteje të furishme, opozita shqiptare ia doli t’i japë një goditje të merituar familjes mafioze Xhafaj, Agron/Geroni në burg dhe aty e ka vendin Fatzi Xhafa, njeriu që futi në polici të gjitha metodat e punës të mafies së policisë sekrete hoxhiste për të mbrojtur lëkurën dhe karrigen e tij. Në një aspekt opozita ia doli. Por shtylla kryesore e botës së mafies, krimit të organizuar, korrupsionit, kreu i meduzës në Shqipëri është Edvin Kristaq Rama, i cili në një moment kritik për veten e tij sakrifikoi Xhafën per Gjushin dhe vendosi në krye të Ministrisë një vasal të tij. Kakistokracia e Shqipërisë është në agoni. Asgjë, asnjë vasal as dhe patericë nuk shpëton Noriegën nga verdikti i afërt i revoltës popullore”, shkruan Berisha.

Edhe nënkryetari i PD-së, Edi Paloka e konsideron largimin e Xhafajt si një hap të domosdoshëm për luftën kundër krimit. Paloka kërkon gjithashtu që kryebashkiaku Vangjush Dako dhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, të merren menjëherë të pandehur.

“Largimi i Fatmir Xhafajt ishte hap i domosdoshëm për luftën kundër krimit. Largimi i tij është arritje e rëndësishme e përpjekjeve të pandërprera të Partisë Demokratike për pastrimin e politikës nga politikanët me lidhje me krimin. Tani është rradha që Saimir Tahiri të japë llogari para drejtësisë për kthimin e Shqipërisë në një plantacion droge. Tani duhet që të merren menjëherë të pandehur Taulant Balla dhe Vangjush Dako. Bashkëqeverisja e Ramës me krimin duhet te marrë fundin e merituar”, shkruan Paloka.

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot për dorëheqjen e Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm dhe zëvendësimin e tij me Sandër Lleshin, ish-zv/shef i Shtabit të Përgjithshëm.

A e goditi ‘Forca e Ligjit’ edhe Fatmir Xhafajn? Gazetarët: Dorëheqja është e befasishme; kujt deshi t’i vinte prangat?

Lulzim Basha reagon pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt: Është vetëm fillimi i shkërmoqjes

Dorëheqja e Fatmir Xhafajt, vjen reagimi i parë nga LSI

Të fundit