Flash News

KRYESORE

Berisha: Rama u dërgoi sms deputetëve se politika është shah, sot u gdhi mat

Berisha: Rama u dërgoi sms deputetëve se politika është

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar takimin Rama-Meta të mbajtur sot në Presidencë me kërkesë të kryeministrit. Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha bën një kronologji të zhvillimeve të ditëve të fundit.

Duke nisur fillimisht me lajmin se Rama nuk e lejoi Sandër Lleshin të takohej me Metën ditën e premte ndërsa ndalet edhe tek mesazhi që kreu i mazhorancës u dërgoi deputetëve socialist ditën e djeshme ku shprehej ndër të tjera se politika është shah.

“Sot Kallam Dështaku u gdhi mat!! Fitimtar por me bisht nën shalë hyri në presidencë. Ruci thotë: këtij i thonë shah-mat o Kallam Dështak”, shkruan ndër të tjerash Berisha.

Postimi i plotë

Ketij i thone shah!

Me bisht nen shale ne presidence!

Miq, pardje Kallam Deshtaku nuk lejoi keshilltarin Lleshi te shkoje ne presidence, pra nuk lejoi gjeneralin te parqitet tek kryekomandanti. Sipas mediave, kerkeses se presidentit, kryekomandantit per takim gjenerali iu pergjigj ushtarakisht: do te vije si minister pasi te me dekretoni.

Me terma te tjera ne me njohsh si minister te njoh per president, perndryshe nuk te njoh as si kryekomandant!

Mbreme Kallam Deshtaku u dergoi mesazh deputeteve te tij: No coment per rrezimin e Lleshit. Politika eshte shah.

Sot Kallam Deshtaku u gdhi mat!!

Fitimtar por me bisht nen shale hyri ne presidence.

Ruci thote: ketij i thone shah-mat o Kallam Deshtak! sb

Të fundit