Flash News

KRYESORE

Berisha: Rama vendos rekordin më të zi në listën e të gjitha rekordeve të zeza

Berisha: Rama vendos rekordin më të zi në listën e të

Berisha: Shqipëria, në grupin e 4 vendeve me pabarazinë më të madhe në botë, arritja çnjerezore e Edi Ramës!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar së fundi raportin prestigjioz të Oksfamit, i cili e rendit Shqipërinë në grupin e katër vendeve me pabarazinë më të madhe në botë. Kjo “arritje”, thotë Berisha në postimin e tij në facebook, është “arritja çnjerezore e Edi Ramës, sepse ka thelluar tmerrëssiht pabarazinë në vend dhe është një rekord ndër më të zitë në listën e të gjitha rekordeve të zeza.”

Ja komenti i Berishës në rrejtin social:

“Qeveria e tij ka thelluar tmerresisht pabarazine dhe renditur Shqiperine ne grupin e kater vendeve me pabarazine me te madhe ne bote! Sipas raportit prestigjioz te Oksfamit, ne listen e 154 qeverive te botes, qeveria Rama renditet se bashku me qeverine e Nigerise, Bahreinit dhe Mianmarit si qeveria qe ka thelluar me shume pabarazine ne vendin e vet.

Ky eshte nje rekord nder me te zite ne listen e te gjitha rekordeve te zeza.

Ne vitin 1990, eterit e Edi Rames kishin renditur Shqiperine, se bashku me Angolen dhe Uganden, ne grupin e tre vendeve me te varfera te planetit. Pas 27 vitesh, bastardi i tyre e rendit ate ne grupin e 4 vendeve me pabarazine me te thelle ne bote! Sb”

 

Të fundit