All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Berisha-Ramës: Adoleshent i droguar që zhgarravit pa sukses. Qeveria jote ka vetëm një agjendë

Berisha-Ramës: Adoleshent i droguar që zhgarravit pa sukses. Qeveria
All - Paragraf - 1

Ish kryeministri Sali Berisha, jashtë Kuvedit, në një prononcim për median, është shprehur totalisht kundër shembjes së teatrit, akt për të cilin bën fajtor Edi Ramën.

All - Paragraf - 3

“Sot në parlament po konsumohet një krim i shëmtuar shqiptar nga mafja qeveritare. Në mënyrë të paimagjinueshme jashtë çdo kodi, çdo rregulli dhe çdo morali.  BE hodhi poshtë kërkesën për të hapur negociatat për Shqipërinë dhe i shtyu ato për në fund të vitit 2019-të dhe ju garantoj deri në 2021-shin.

Në vend që të paraqitet sot në Kuvend një plan për të adresuar 13 kushtet e caktuara nga Këshilli i Ministrave, paraqitet ligji i ekzekutimit të një simboli të arrirë kombëtar, Teatrit Kombëtar nga një njeri që udhëhiqet nga urrejtja patologjike ndaj çdo gjëje në tërësi, por veçanërisht ndaj çdo gjëje të arrirë në kulturën kombëtare”, shprehet Berisha.

Më tej, Berisha duke konsideruar Ramën adoleshent të droguar, shprehet se të vetmin qëllim që ka ai dhe qeveria e tij është të vjedhë, dhe këtë gjë po bën me Teatrin Kombëtar.

“I mbetur në komplekset primitive të një adoleshenti të droguar, zhgarravit gjithë jetën pa prodhue dot një sukses të vetin. Kjo që ndodh sot është e pabesueshme sepse shqiptarët presin… Çfarë do të bëjë ky parlament, çfarë do të bëjnë këto institucione pas goditjes së tmerrshme që ndërmorre, pas hedhjes së poshtë të rekomandimit të Komisionit për hapjen enegociatave, pas përcaktimit të 13 kushteve? Kjo lukuni majfozësh ka vetëm një agjendë; Të vjedhë çdo minutë, çdo orë, çdo javë e çdo muaj. Kjo që po ndodh me teatrin është vetëm vjedhje me abuzim total. Sjellin këtu ligjin për të ekzekutuar teatrin”, tha Berisha.

“Skena është ekstra-territor me imunitet absolut ndaj qeveritarëve. Fatin e saj e përcaktojnë artistët, artistët dhe vetëm artistët!”, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij.

Të fundit