Flash News

KRYESORE

Berisha-Ramës: Diagnoza e një të çmenduri bëhet përmes vizatimeve, ty t’i quajtën shkarravina

Berisha-Ramës: Diagnoza e një të çmenduri bëhet

Ish-kryeministri Sali Berisha mori fjalën për procedurë pas Edi Ramës, ku foli për artistët dhe për vizatimet e kryeministrit.

Berisha u shpreh është e turpshme që kryeministri vë në dyshim, mbështetjen e qeverisë ndaj artistëve, duke i kujtuar kështu vizatimet të cilat kryeministri prezantoi në Venecia.

“Ka qenë një i çmendur që sillej vërdallë nga Vlora në Himarë, ai ka qenë gjyshi i tij, tani  e keni ne krye. Ky ka rrjedhur dhe është çmendur, po po.

Nuk ka më keq, thotë ky, se sa artisti të kërkojë ndihmë nga qeveria, pa na thuaj pak me ça kërkove ti për të çuar shkarravinat e tua në Bienalen e Venecias.

T’i quajtën vizatimet, si shkarravina të një adoleshenti të droguar.

A e di ti mor zotëri që diagnozat e një të droguari dhe një të sëmuri bëhen përmes vizatimeve?”, tha Brerisha.

Të fundit