Flash News

KRYESORE

Berisha reagon për arrestimin e dhunshëm të Alfred Lelës: Qëndrim hakmarrës dhe shtazarak ndaj protestuesve paqësor

Ish kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar një qëndrim hakmarrës dhe shtazarak arrestimin  e ish deputetes Silvia Caka dhe gazetarit dhe publicistit te njohur Alfred Lela, drejtues i politiko.al, dje në protesten pas shembjes së teatrit.

“Ky ishte dje qëndrimi hakmarrës shtazarak ndaj protestuesve paqësor, ish deputetes Silvia Caka dhe gazetarit dhe publicistit te njohur Alfred Lela. Ky i fundit përveç zvarritjes u godit në kokë dhe trup

vetëm se u tha narkos-ve se zonja qe po merrnin zvarre është ish deputete!”, shkruan Berisha në FB.

Dje, gjatë protestës pas shembjes së godinës së teatrit pati dhjetëra të shoqëruar, shumë prej tyre të arrestuar në mënyrë të dhunshme.

Të fundit