Flash News

KRYESORE

Berisha rendit emrat: Këta janë 3 njerëzit më të afërt të Ramës, të përfshirë në trafiqet e drogës

Berisha rendit emrat: Këta janë 3 njerëzit më të

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend, pranoi se prokuroria italiane nuk përmendte emrin e Ramës në dosjen e saj, por shprehet se është vet kryeministri ai që ka cituar veten me deklaratat që ka bërë.

Teksa ka hedhur një sërë akuzash ndaj Ramës, Berisha shprehet se veç Tahirit, Rama ka rreth vetes njerëz të tij që punojnë për trafiqet e drogës. Ata, sipas tij janë Engjëll Agaçi dhe vëllai i tij Olsi Rama.

“Dosja italiane nuk e citonte Ramën me gjithë dëshirën që kisha, por veten e citoi vetë Edi Rama. Rama për shkak të hipotekës dhe dosjes së tij u dorëzua para Saimir Tahirin dhe bllokoi drejtësinë, që s’ka ndodhur kurrë në 27 vite.

Miku i ngshtë i udhëheqësit socialist, eskobari i ballkanit kishte bërë deponime, kishte dërguar firmat e Edi Ramës dhe orgjive të tij. Ai dëshmoi të gjitha lidhjet e Ramës, ministrave të tij, me drogën dhe trafiqet. Tani ka ndryshim të madh cilësor. Lajmet nga Greqia bëjnë me dije se në krye të trafiqeve nuk është vetëm Tahiri por dhe njerëz të afërt të Edi Ramës. Kush janë njerëzit më të afërt të Ramës? Jua them unë. 3 janë. Gramoz Ruçi...Nuk kam të dhëna veç djegjes së kullës së Qerem Bracit...pos s'kam të dhëna që ka lidhje me Balilajt e Habilajt. 

Dom Agaçio, kumbara që lidh trafiqet me qeverinë. I treti më i afërti, Olsi Rama.  Olsi dhe grupi i tij nga Bostoni është autori kryesor i dramës shqiptare. Absolutisht rrethi i kuq po i  ngushtohet noriegës çdo ditë e më shumë”, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij.

 

 

Të fundit