Flash News

KRYESORE

Berisha rrëfehet para të rinjve: Çfarë më frymëzon mua

Berisha rrëfehet para të rinjve: Çfarë më

Ish-kryeministri Sali Berisha, përpara të rinjve të forumit rinor të Partisë Demokratike në “Qyteti Studenti” ka folur për 8 dhjetorin e 1990-s, ku studentët rrëzuan regjimin komunist dhe luftuan për lirinë, demokracinë.

Berisha shprehet se sa herë që kujton atë ditë, frymëzohet pa fund, ndonëse kanë kaluar 27 vite.

“Historia është e shkuar dhe të merresh shumë me të edhe nuk duhet, por sa herë që kujtoj atë ditë, frymzohem, frymëzohem dhe vetëm frymëzohem!

Bashkëmoshatarët tuaj u përballën me diktaturën me ç’njerëzore, u ngritën dhe liruan qytetin shqiptar, hapën dyert e lirisë për shqiptarët”, u shpreh Berisha.

Më tej ai shtoi se mesazhi kryesor i asaj dite është guximi, duke theksuar se ‘fitojnë ata që guxojnë’.

Të fundit