Flash News

KRYESORE

Berisha rrëfen bisedën përpara 21 janarit: Amerikanët më kërkuan të mos rrija në zyrë; Ramën e paralajmërova se do e qëlloja

Berisha rrëfen bisedën përpara 21 janarit: Amerikanët

Ish-kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer për një bisedë të zhvilluar me një zyrtar të lartë amerikan, i dërguar nga ish-Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, pak ditë përpara ngjarjeve të 21 janarit 2011. Në emisionin ‘True Story’, Berisha tha se amerikani i kishte kërkuar të mos qëndronte në zyrë ditën e protestës, por këtë kërkesë e kishte refuzuar.

Berisha theksoi se kishte paralajmëruar ish-liderin e opozitës, Edi Rama, se do të qëllohej nga Garda e Republikës nëse sulmonte Kryeministrinë.

“Më tha a ka mundësi të mos vish nesër në zyrë? I them absolutisht, se është ditë pune, po edhe të mos ishte, do isha në zyrë. Me tha “s’bëhet nami se nuk je”. I thashë “a te te jap mesazhin për Ramën? Po preke gjënë më të vogël do jenë 5 snajper, 4 nga të katërt anët dhe unë në mes dhe do goditet. “Ti po thua”,- tha, “Shqipëria e shek 19”. Më vjen keq i thashë, Shqipëria e shek 21. Unë për zjarrvënës do bëj atë që më takon me bë. I thuaj se edhe një postë policie  po e prekën në mënyrë absolute s’do kthehet i gjallë. Ia kanë thënë, që po të lëvizte në atë mënyrë do qëllohej, u zhduk në 27 janar si ajo e pulës”, deklaroi Berisha.

Berisha mohoi se kishte dhënë urdhër që Garda të qëllonte, por theksoi se kjo e fundit kishte zbatuar ligjin. Në rast se protestuesit do hynin brenda godinës së Kryeministrisë, tha Berisha, atëherë do të kishte dhënë urdhër të qëllohej, në mos do të ishte edhe gishti i tij që do qëllonte.

Sali Berisha denoncon Prokurorinë e Shqipërisë: Është institucioni më i kriminalizuar; bëhen pazare dhe presione me dosjet

Të fundit